Basha në Shkodër: Nuk ecet me nongrata në PD

Lulzim Basha i pyetur në Shkoder nëse do të rikandidonte për kryetar të Partisë Demokratike, ai u shpreh se nuk bëhet fjalë për kandidim apo rikandidim, por për vlerat e Partisë Demokratike.

“Nuk bëhet fjalë për kandidim apo rikandidim. Nuk do ti jap luksin askujt e as më pak dikujt që lufton për veten e tij që unë të flas për veten time. Nuk jam këtu për veten time, por për vlerat e PD dhe për vlerat dhe kontributet e demokratëve”, tha Basha.
“Këtu është momentin për të thënë diçka, i çliruar nga kufijtë protokollarë. Prej kohësh debati zhvendoset aty ku i leverdis një grushti njerëzish dhe jo aty ku duhet të jetë në interesin e shqiptarëve.

Një grusht njerëzish mbajnë peng politikën dhe përmes politikës dinjitetin dhe të ardhmen e vendit.
Bashkimi bëhet rreth vlerave. Nuk mund të ketë PD kartën morale të shpëtimit të Shqipërisë dhe shqiptarëve nga një regjim i pakicës, nëse braktis lajtmotivin që ka lindur që janë vlerat perëndimore.

Swiss Digital Desktop Reklama

PD nuk bën dot përpara me non gratat dhe pa u shkëputur nga kultura e fshehjes së të vërtetës. PD nuk bën dot përpara pa e parë të vërtetën në sy. Më 6 mars beteja e vërtetë është beteja mes vlerave dhe anti-vlerave. Bashkëpunimi i non gratave mund të ketë funksionuar, por një gjë është e qartë dhe këtë e di çdo shkodran. Kështu nuk ecet më. Përpara do të ecim me vlera, duke vepruar. Në emër të këtyre vlerave unë kam hedhur hapat e mi”, u shpreh Basha.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?