Basha nga prokuroria: Fillimi i fundit i regjimit kriminal

Kryetari i opozitës Lulzim Basha sapo ka dalë nga prokuroria dhe i ka dërguar publikisht një mesazh, kryeministrit Edi Rama.

Ai tha për mediat se faza e fundit është përdorimi i shtetit me shpresën për të mbyllur zërin e opozitës.

Basha deklaroi se thirrja e kreutr të opozitës për tu paraqitur në prokurori, është fillimi i fundit të këtij rregjimi kriminal.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Mesazhi im për Ramën dhe veglat e tij është: Partia Demokratike, unë dhe shqiptarët, nuk shantazhohemi as impresionohemi nga makinacionet politike të shtetit privat të Edi Ramës, dhe jemi të vendosur të vazhdojnë betejën tonë….” – deklaroi Basha.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ai tha për mediat se “kur regjimet e korruptuara janë afër fundit, faza e fundit është përdorimi i shtetit me shpresën për të mbytur zërin e opozitës dhe për të shpëtuar shtetin e inkriminuar. Thirrja për t’u paraqitur në prokurori nuk është fundi i opozitës, është fillimi i fundit të këtij rregjimi kriminal. Kam një mesazh për Ramën: PD, unë dhe shqiptarët për të vendosur për të larguar krimin nga politika nuk trembemi nga makinacionet politike të shtetit privat të Ramës, por do çojmë deri ne fund betejës për shkatërrimin e pushtetit mafioz”- tha Basha.

Basha ka mbërritur për të dëshmuar në Prokurorinë e Tiranës për çështjen ‘Xhisiela’, dosje që ka trazuar politikën shqiptare.

Basha është ftuar të paraqitet këtë të premte, në Prokurorinë e Tiranës, për të dhënë deklarime pasi është kallëzuar nga kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla, për ‘kallëzim të rremë’ e ‘fyerje’.

Emiljano Nuhu pretendon se gjithcka ndodhi në momentin kur tentoi të arrestonte Rexhep Rrajën, djalin e deputetit socialist Rrahman Rraja, i cili ishte denoncuar nga ish-e dashura Xhisiela Maloku për dhunë e përndjekje.

Intervista e Nuhut u transmetua edhe nga selia e PD dhe Lulzim Basha hodhi akuza të rënda ndaj socialistit Balla. Për të gjitha këto, kryedemokrati pritet të japë shpjegime sot përpara grupit të hetimit.

https://www.facebook.com/lulzimbasha.al/videos/945596632297581/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?