FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Basha nga selia blu flet për festën e PD

Në kohën që po zhvillohet Kuvendit i PD-së nga delegatët pro Berishës, në selinë blu Lulzim Basha ka mbledhur disa demokratë.

Ka qenë zoti Basha ai që ka nisur fjalën i pari para demokratëve, ndërsa falënderoi ata për praninë. Lideri demokrat tha se kjo është një ditë kuptimplotë për demokratët.

“Zonja dhe zotërinj, kryetarë dhe kryetare të PD, të grup seksioneve, demokratë, të dashur miq dhe të ftuar, mblidhemi në një ditë kuptimplotë për demokratet. Në një ditë kuptimplotë për të gjithë shqiptarët që kanë në zemër vlerat e demokracisë që nisën 31 vite më parë në një rrugëtim plot me sprova të ushqyer nga ëndrrat më të bukura të studentëve të dhjetorit. Kryengritjen e të cilëve e kujtuam 3 ditë më parë. Nga aspirate që lindi në një hark kohor të pandashëm orësh, të pluralizmit politik të PD që fiton sot 31 vjetorin.”, tha Basha.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?