Basha: Njerëz me simptoma nuk po testohen. Ajo që ndodhi në Shkodër është kambanë alarmi

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha deklaroi sot se me shifrat e raportuara zyrtarisht të të infektuarve me koronavirus, e domosdoshme është të bëhen sa më shumë testime për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

Në një intervistë me “Abc News”, kreu i PD tha se është e rëndësishme të testohen personat e dyshuar, stafi mjekësor, policët, njerëzit që janë në shërbim. Ai deklaroi se ajo që ndodhi sot në Shkodër, ku në 15 persona 12 dolën me COVID19 në një ditë është kambanë alarmi.

“Kam informacione që njerëz me simptoma nuk testohen. Në zona të veçanta numri i testeve është i pakët. Duhet të shohim çfarë ndodhi në Shkodër, u testuar 15 persona dhe 12 prej tyre rezultuan të prekur. Kjo është këmbanë alarmi. E gjithë sakrifica që po bëhet sot, do të shkojë dëm nëse nuk bëhen testime. Sa më pak testime të bëhen aq më gjatë do të jetë edhe periudha e karantinimit. Duhet të testohet gjurmohet personi, këto janë kërkesa të ekspertëve. Ne duhet të paktën të ngrihemi, të paktën në nivelin e Maqedonisë. Numri i viktimave dhe i personave të prekur është më i lartë se ai që raportohet”,- tha Basha.

Swiss Digital Desktop Reklama

I pyetur nëse ky konkluzion vinte nga informacione apo është ishe një analizë, Basha u shpreh: “Të dyja. Kemi raportime nga njerëzit tanë në terren të njerëzve që kanë ndërruar jetë dhe të afërmit dyshojnë se kanë lidhje me pandeminë. Ky fenomen është edhe në botë, por ka një transparencë. Më shumë testime do të thotë, ndërprjefje e zinxhirit të infeksionit, rimëkëmbje më të shpejtë të ekonomisë, dhe qëndrim më të pakët në shtëpi”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Lexoni edhe…

Rriten shifra. 304 numri i të prekurve nga koronavirusi, 27 raste të reja në 24 orë

Nga nesër në 13:00 deri të hënën në 05:00 të gjithë në shtëpi

Vasili: Edi Rama shiko Gjermaninë dhe bëj testime

“Zëri Amerikës”: Ja si penetron dhe sulmon koronavirusi organizmin e njeriut

Basha: Paketa financiare të zgjerohet! Urgjentisht të bëhet testimi masiv!

Mjeku Tritan Kalo: Jemi larg për të thirrur fitore!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?