Basha pas mbledhjes me aleatët: Protesta do të nisë këtë muaj

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha pas mbledhjes që zhvilloi me aleatët e tij opozitarë, dha një prononcim për mediat.

Basha theksoi se protesta opozitare do të nisë këtë muaj, ndërsa nesër do të vendoset data.

“Dua t’ju uroj të gjithë punonjësve të mediat që ky vit të jetë viti i përballjes mes të mirës dhe të keqes. Aksioni do të intensifikohet. Sot kemi vënë piketat për këtë kalendar veprimesh, ndërsa ju bëjmë thirrje intelektualëve, qytetarëve, që t’i bashkohen këtij sezoni të protestës qytetare, për t’u përballur me krimin dhe krizën ekonomike e shpirtërore. Opozita e ka marrë këtë vendim ku shumë shqiptarë nuk paguajnë dot faturat, dhe krimi i qeverisë bëhet gati të nis aksionin me ujin e pijshëm. Kjo është t’i shpallësh luftë popullit për hesap të krimit dhe kriminelëve. Opozita e ka marrë këtë angazhim në një kohë kur 300 mijë shqiptarë nuk  sigurojnë dot bukën e gojës. Kemi diskutuar në detaje për një aksion intensiv e kompleks opozitar dhe kemi folur dhe për sezonin e protestave që do të nisë brenda këtij muaji. Ndaj ne kemi marrë përsipër gjithë përgjegjësinë tonë, kemi diskutuar për detajet. Protesta e parë do të nis brenda këtij muaj. Konsultimin e kemi bërë sot, dhe vendimin do ta marr bashkë me anëtarët e PD, dhe do ta shpall nesër.”, tha Basha.

Swiss Digital Desktop Reklama

vijon…

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?