Basha: PD do marrë pjesë në zgjedhje

Kryedemokrati Lulzim Basha ka deklaruar ditën e sotme se Partia Demokratike do të marrë pjesë në zgjedhje.

“Qeveria dhe mjetet e saj të propogandës janë lëshuar me klishe merr pjesë, s’merr pjesë PD në zgjedhje. Partia Demokratike merr pjesë në zgjedhje dhe zgjedhjet do jenë të lira dhe të ndershme. S’ka asnjë skenar tjetër. Ne do luftojmë për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Ndaj asnjë minutë kohë s’do harxhohet pa nisur përgatitjet për procesin e ardhshëm zgjedhor. Të gjitha strukturat e PD do angazhohen në një proces të hapur komunikimi me qytetarët…’, tha Basha.

Teksa ai u ndal sërish tek kushti për votim elektronik.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Disa përpjekje të mjerueshme të mazhorancës dhe të tellallëve të tyre e mercenarëve të tyre po përpiqen të na japin kohën si justifikim, s’ka kohë për të garantuar zgjedhje te lira. Koha për zgjedhje të lira dhe të ndershme s’mbaron kurrë ndaj t’i lënë brockullat, t’i lyejnë më gjalp dhe t’i hanë për vete se shqiptarët nuk i hanë. Çdokush të matet mirë para se t’i propozojë shqiptarëve një standart që nuk e pranojnë. Qeveria mos të fshihet pas një gjethe fiku, por t’i thotë pse s’pranon votimin dhe numërimin elektronik dhe nëse nuk e pranon cfarë alternative tjetër japin? Jemi të hapur të diskutojmë nëse kanë alternativa të tjera”, shtoi Basha pas një mbledhje me krerët e degëve të partive në rrethe.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?