Basha për vendimin e Strasburgut: Që të mos paguani gjobat, duhet të largojmë gjobëvënësin Rama

Kreu i opozitës Lulzim Basha i ftuar në tv Zjarr, ka komentuar edhe vendimin e Gjykatës së Strasburgut, i cili detyron qeverinë shqiptare që tu paguajë 13 milionë euro pronarëve të pallatit që u prish në Vlorë, ku aksioner është dhe vjehrri i tij.

I pyetur nga moderatori Ismet Drishti, se cila është mënyra që shqiptarët mos paguajnë këtë marrëzi të Ramës, Basha u përgjigj se e vetmja mënyrë është që të largohet gjobëvënësi Rama.

Drishti: A ka një mënyrë që unë dhe shqiptarët mos paguajmë lekë për këtë vendim të Ramës, sepse unë nuk kam qenë dakord për tu prishur, pse duhet të paguaj unë?

Swiss Digital Desktop Reklama

Basha: Ka një mënyrë, por Edi Rama qëndron mbi kurrizin e këtij populli. Dhe për sa kohë Rama qëndron mbi kurrizin e popullit, faturat e Ramës do ti paguajë Rama. Që të mos paguhet kjo faturë populli duhet ta shkulë nga shpina Edi Ramën. Prandaj populli duhet të bashkohet në 27 janar për të shkulur nga shpina Edi Ramën. Nëse nuk largohet Rama kjo faturë do të vijë duke u ngarkuar.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?