Basha përgjigjet prerë: Jo pazar me Ramën, asnjë forcë nuk na ndal
”Europa nuk e kishte njohur këtë vendosmëri”, kështu u shpreh kreu i PD-së, Lulzim Basha, në selinë blu pas mbarimit të protestës marshim. Basha u përgjigjet prerë se nuk do të ketë dialog me kryeministrin Rama, kjo pas thirrjeve të ndërkombëtarëve që palët të ulen në tryezë.
”Për mbi tre orë litarët e shiut e lidhën shpirtin tuaj me shpresën që buron nga zoti, me besimin tek vetvetja dhe tek njëri tjetri. Me bindjen se Shqipëria nuk dot kthehet kurrë aty ku ishte 3 muaj më parë. Nuk ka forcë të na detyrojë të bëjmë pazare me të keqen. E keqja do të ikë për ti hapur vend Shqipërisë si gjithë Evropa. Le të jetë e sotmja mesazhi me të cilën do ta vazhdojmë këtë betejë. Të vendosur deri në fund, të fortë kurajoz për betejën tonë për Shqipërinë si gjithë Evropa. Forca jonë është bashkimi, vendosmëria dhe kësaj forcë nuk i bën dot ballë as Edi Rama as banda e tij e inkriminuar. Le të vazhdojmë rrugën që kemi nisur. Misioni ynë është mision brezash. Është mision për të gjithë ata të majtë e të djathtë që e kanë kuptuar se vetëm përmes bashkimit mund ta gjejnë të ardhmen e tyre dhe lirinë e tyre”,-tha Basha.
Në fjalimin përmbyllës, nën reshjet e shiut që karakterizuan këtë protestë, lideri demokrat Lulzim Basha falenderoi pjesëmarrësit në protestë nga të gjitha qytetet e Shqipërisë. ”Mbi tre orë litarët e shiut lidhën shpirtin tuaj me shpresën që buron nga Zoti lart në qiell, me bindjen se Shqipëria nuk do kthehet më kurrë ndaj krimit ndaj korrupsionit. Mirënjohje për ju, qindra mijëra gra dhe burra të këtij marshimi në formë proteste. Mirënjohje e veçantë për të gjithë agjëruesit e Ramazanit. Mirënjohje për ata që janë bashkuar, Vlora, Kukësi, Dibra, Korça, Hasi, Mati, Erseka, Elbasani, Lushnja, Fieri, Berati, nga të gjithë qytetet dhe fshatrat”, tha Basha.
KOHA JONË SONDAZH

