Basha: Rama bën karagjozin sa herë kapet mat. Vetingu, do ta pastrojë këtë llum

Deklaratat e kryeministrit Edi Rama lidhur me rastin Xhisielës dhe faktin nëse Taulant Balla ka qenë apo jo në komisariat kanë nxitur reagimin e kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Përmes një komenti të shkurtër në faqen e tij zyrtare në rrjetin social “Tëitter”, Basha thekson se ky është një avaz i karagjozit Rama sa herë që ai kapet “mat”.

“Avaz i vjetër i kryekaragjozit sa herë kapet mat. Siç mbronte Roshin, po mbron sot Ballën. Vetingu i politikanëve do ta pastrojë këtë llum dhe do t’ju kthejë qeverinë njerëzve!”- shkruan Basha në reagimin e tij në “Tëitter”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Më herët kryeministri Edi Rama përmes një statusi në “Tëitter” për rastin “Xhisiela”, si dhe për akuzat e opozitës, nuk i kurseu ironitë teksa thotë se nëse Taulant Balla ka qenë në komisariat siç pretendon PD, Lulzim Basha ka qenë në pushtet me votë. Kryeministri shprehet se paketa anti-shpifje është e vetmja zgjidhje.

Swiss Digital Mobile Reklama

Komenti i Ramës:

Nëse Taulant Balla ka qenë në komisariat me armë, Lulzim Basha ka qenë në pushtet me votë dhe Saliu ka qenë në Hollivud për të luajtur Pretty Ëoman Paketa Antishpifje e vetmja mënyrë që ky karagjozllëk i madh politik e mediatik të mos kthehet në një normalitet të turpshëm.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?