Basha: Rama nuk di çfarë thotë për TVSH
Pas mbledhjes së grupit parlamentar të PD, në një dalje për mediat, kreu I opozitës, Lulzim Basha reagoi lidhur me deklaratën e kreut të qeverisë për TVSH e bizneseve të vogla.
Pas reagimit të Ramës në faqen e tij të ‘Facebook’-ut, Basha i ktheu një përgjigje Ramës, që sipas tij i referohet statusit të deputetit të PS-së Erjon Braçe.
“Dua të jap një përgjigje për çështjen e TVSH dhe çoroditjen totale. Ai nuk di se ca thotë. I referohet statusit të një deputeti që e ka çoroditur akoma më shumë. Ku është ndihma këtu për oligarkët? Oligarkët për ta është që të vendosa barrën e TVSH tek ata që mbajnë frymën gjallë. Trego se sa kontribuojnë oligarkët që rri nga mëngjesi deri në darkë”- deklaroi Lulzim Basha.
Deklarata e kreut të PD:
Keqardhje per KM i cili ne panik e coroditje totale nga reagimi popullor, opozitar dhe i institucioneve financiare nderkombetare, lidhur me futjen e biznesit te vogel ne TVSH, rreket te gjeje strehe tek statusi i nje deputeti te tij.
Marrezi te thuash se Opozita po i del ne mbrojtje biznesit te madh duke propozuar kufirin e regjistrimit ne 12 milione leke?! Pra, te nxjerresh jashte skemes se tvsh dhjetra mijera biznese te vogla dhe t’u garantosh atyre nje taksim te thjeshte e te ndershem me kuota fikse e pa regjistrime kontabel te nderlikuara, qenka mbrojtje e oligarkeve? Sharlatanizem!!
Pse KM dhe deputeti i tij pas gati 4 vitesh ne pushtet paskan lejuar te edhenj te shtiren si te vegjel? Pse pas kaq e kaq fushatave gjoja anti-informalitet, shteti i km dhe deputetit te tij detyrohet te dorezohet para oligarkeve te vertete te cilet duan t’u rrembejne te vegjelve djersen, mundin dhe sakrificen ne 21 vite jete te ekzistences se tvsh?
Po FMN e lexon km dhe deputeti i tij? Po ekspertet e tij i degjon KM dhe deputeti i tij?
Kush ju pergjigjet pyetjeve te mesiperme e kupton qarte se i vetmi qe mbron oligarket eshte KM dhe deputeti i tij.
Lerini provokimet dhe uluni te diskutoni me biznesin e vogel, me shoqatat e konsumatoreve, me FMN, pse jo, edhe me opoziten. Propozimi yne per rritjen e pragut te biznesit te vogel pa tvsh ne 12 milione leke eshte zgjidhja per kete situate absurde te krijuar nga cmenduria.
KOHA JONË SONDAZH

