FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Basha: Referendum për rikthimin e ligjit të dënimit me vdekje

Maskra në Mat, ka bërë që kreu i opozitës, Lulzim Basha, se është për rikthimin e dënimit me vdekje në Shqipëri. Basha thotë se është i gatshëm të shkojë në referendum në momentin që PD-ja të vijë në pushtet.

“Kjo është një çështje që u takon qytetarëve shqiptarë, unë personalisht jam i gatshëm që këtë pyetje t’ja shtroj popullit shqiptar, qoftë edhe si referendum, momentin që Partia Demokratike do të marrë përgjegjësinë për të qeverisur vendin”.

Por Shqipëria që nga viti 1995 kur u bë anëtare e Këshillit të Europës nuk ka dhënë dënime me vdekje dhe për veprat më të mëdha penale vendimi është shndërruar në “burgim të përjetshëm”. Ekzekutimi i fundit është ai i vitit 1992 në Fier, ku dy vëllezër u vranë në mes të qytetit pasi kishin vrarë kur po grabisnin brenda në shtëpinë e viktimave, 5 pjestarë të një familje, përfshi një foshnje.

Swiss Digital Desktop Reklama

Bjellorusia është shteti i vetëm në Europë që ka në fuqi dënimin me vdekje. Ndër 52 vendet, përfshihen edhe katër vende të industrializuara që vijojnë ende të ekzekutojnë kriminelët: SHBA, Japonia, Singapori dhe Tajvani.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?