Basha, Ruçit: Nuk ka parlament në botë të mbushur me kriminelë si këtu tek ne

Kreun i opozitës Lulzim Basha, i ka bërë thirrje kreut të Kuvendit Gramoz Ruçi, që të lejojë mediat të marrin pjesë në seancë.

Sipas tij vetëm në Shqipëri po censurohet fjala e lirë. Ndërsa theksoi se vetëm në Shqipëri, kriminelët dhe përdhunuesit ishin pjesë e parlamentit.

“Ju bëj thirrje të lejohen të gjitha mediat brenda dhe të mos filmohet me regji qendrore. Ky Kuvend nuk mund të procedojë me regji qendrore. Nuk ka parlament në botë që të jetë i mbushur me kriminelë dhe përdhunues, siç ishte ky parlament para se të miratohej ligji për dekriminalizimit”, tha Basha.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ora 18:10 Rinis seanca plenare
Ka rinisur seanca plenare, ndërsa që në nisje nuk kanë munguar debatet mes opozitës dhe kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruçi. Gjatë fjalës së tij lideri i PD-së Lulzim Basha kërkoi që të ishin të pranishme mediat.
Basha: Njofto mediat të jenë këtu
Ruçi: S’jam unë që siguroj median. Ia kam bërë të ditur s këtë fakt.
Basha: Fut mediat në sallë dhe rifilloj nga fillim.
Ruçi: Të frenohet koha
Basha: Fut mediat
Ruçi: Zoti Basha unë nuk lajmëroi mediat, i njoftova. S’do dal pazarit. Zotërinj deputet, tani që flisni e kam tek News24 dhe jo tek TVSH. Media është e lutur të futet brenda.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ruci: Meqë keni mbaruar në perëndim, e dini që Kuvendi nuk ka kamer tjetër përveç asaj kryesores. Prandaj ju lutem shumë merrni fjalën dhe vazhdojmë seancën

Basha: Nuk ka parlament në karriget e të cilit janë kapur me përgjimet zyrtare të prokurorisë, si dy ministrat e ulur aty, duke bërë pazare me ata të trafikut të punës. Nuk ka parlament që të pranojnë këtë gjendje të medias, kapjes së tyre.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?