Basha: Shqiptarët të etur për ndryshim por jo fasada
Kreu i PD-së, Lulzim Basha përmes një postimi në facebook, thotë se shqiptarët janë të etur për ndryshim. Sipas tij, ata nuk kërkojnë një ndryshim fasadë por ndryshim që do t’u japë fund krizave dhe traumave të tranzicionit. ”Zgjedhjet e lira e të ndershme do t’i hapin rrugën transformimit politik dhe ekonomik që ka nevojë Shqipëria, do ti hapin rrugë ndryshimit të vërtetë”,-shkruan Basha në postim ku publikon pamje nga protesta madhështore e 8 korrikut.
Postimi i plotë
Sot shqiptarët janë të etur për ndryshim. Sot shqiptarët duan ndryshim të vërtetë, jo të përkohshëm, jo fals, jo fasadë, por ndryshim që do t’u japë fund krizave dhe traumave të tranzicionit. Një ndryshim që do të na fusë në rrugën e sigurt drejt Bashkimit Europian dhe vlerave perëndimore. Zgjedhjet e lira e të ndershme do t’i hapin rrugën transformimit politik dhe ekonomik që ka nevojë Shqipëria, do ti hapin rrugë ndryshimit të vërtetë. Ky ndryshim është tani, qëllimi ynë kryesor, përparësia ime absolute ndaj çdo shqiptari.
KOHA JONË SONDAZH

