Basha takim me familjen pensioniste në Berat: Do rrisim pensionet jo më pak se 5% në vit!
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka zhvilluar një vizitë në një familje të vjetër beratase. Në bisedën që patën me kryetarin Basha, ata shprehën problematikat që has sot një familje normale. Ata thanë se emigracioni i fëmijëve u ka ardhur në ndihmë për të ndërtuar shtëpinë, ndërsa pensionet që marrin nuk u dalin as për të paguar energjinë elektrike.
“Për demokracinë Beratase. Të gjithë shqiptarët mezi po e presin. Më ka bërë shumë përshtypje se si po më presin qytetarët. E kuptoj shumë mirë se bëhet për ndryshimin që bëhet. Është realiteti kudo i pensionistëve. Nuk premtojmë mrekulli por rritja e pensionit do rritet minimalisht dy herë sa norma e inflacionit dhe jo më pak se 5% në vit. Të paktën do keni më shumë para nga rritja e pensionit nëse rriten çmimet. Do kemi fashë mbrojtëse 30 kilovat orë.
Që familjet të kemi çmim favorizues. Se nuk mund ta paguani ju njëlloj si ata që e harxhojnë dyfish. Reforma shëndetësore do ketë rimbursim sipas diagnozës. Ai rimbursimi që është tani është e korruptuar. Ilaçet për pensionistët do të rimburoshen dhe do u kthehet dinjiteti. Cfarë është pronë publike do u kthehet pronarëve. Do ketë kthim fizik pronash pronarit. Si ai ligji i shpronësimit të dytë do të anulohet”, ka thënë kreu i PD-së.
KOHA JONË SONDAZH

