Basha thotë “jam në dispozicion për çdo zgjidhje”, por nuk përmend dorëheqjen e tij

Në mbledhjen e grupit të PD, kryedemokrati Lulzim Basha i është përgjigjur deputetëve që i kërkojnë dorëheqjen. Basha ka thënë se është në dispozicion për çdo zgjidhje, pa përmedur në asnjë rast dorëheqjen e tij si kryetar i PD.

“Ne duhet të dalim me një zgjidhje, akt për zgjidhje. Është dramë nëse s’e keni kuptuar që unë jan në dispozicion për çdo zgjidhje. Ne duhet të dalim në një zgjidhje që bashkon të 3 këto pjesë. Në këtë lojë ka disa faktorë të tjerë pa të cilët nuk mund të ecim përpara.

Ndaj duhet të gjejmë zgjidhje. Deklarata ime i hap rrugë kësaj. Të diskutojmë përgjegjësitë për zgjidhjen. Të japim propozimet. Kalojmë më rrafsh jo emocional. Të kalojmë në diskutime me përgjegjësi, ofrojmë mendimet tona për zgjidhje.” u shpreh Basha.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?