FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Basha thyen heshtjen, flet për përjashtimin e deputetit Fufi

Përjashtimi nga grupi i PD-së i deputetit Mhill Fufi, pasi nuk zbatoi vendimin e grupit, po shoqërohen me pikëpyetje të shumta. Sot kreu Basha, pas takimit me përfaqësues të medias, u pyetur edhe për vendimin për përjashtimin por kryeopozitari nuk ka dashur të japë detaje.

“Për cështjen ka pasur një komunikim, do të ketë komunikime të tjera”, tha ai.

Basha ka theksuar se opozita do të bëjë një aleancë të madhe për të siguruar luftën kundër drogës, aksion politik opozitar kundër krimit dhe drogës.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Kisha një takim me përfaqësues të medias nga fusha të ndryshme të shoqërisë civile që kanë të bëjnë me tre problemet kryesore; krimi, droga dhe zgjedhjet e lira. Tre probleme që nuk i përkasin vetëm PD, por janë më të mëdhatë që përballen shqiptarët. Mund të them se nga ky takim, dal edhe më i inkurajuar për të ndërtuar së bashku me shqiptarët një aleancë sa më të madhe për të luftuar krimin dhe drogën. Do të formulojmë një aksion politik opozitar, ku secili do të luajë rolin e tij” deklaroi Basha.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?