Basha tregon pse bëri marrëveshje me Ramën
Në 27 vjetorin e themelimit të PD-së, Lulzim Basha foli para demokratëve edhe për marrëveshjen e 18 majit, mes tij dhe Edi Ramës, për të cilën tha se e bëri që të evitohej përplasja civile. Ai shtoi se Rama pasi u ul në bisedime, më vonë tregoi të kundërtën pasi zullimi dhe pabesia po i ngecin në fyt.
“Qëllimi dhe thelbi i marrëveshjes ishte të evitohej përplasja civile, destabilizimi i vendit dhe angazhimi i grupeve kriminale në shitblerjen e votës. Edi Rama u ul në bisedime, por bëri krejtësisht të kundërtën e asaj për të cilin u bë marrëveshja. Tani zullumi dhe pabesia po i ngecin në fyt”, tha Basha.
Gjithashtu nuk mungoi edhe mesazhi pë zërat kritik ndaj tij. basha tha se ata duhet të bashkohen dhe në vend të parë duhet të vënë parimet e demokracisë.
”Ftoj çdo demokrate dhe demokrat, krenarë për vlerat që na bashkojnë, i vetëdijshëm për përgjegjësitë që më takojnë, që të punojmë të gjithë bashkë për Partinë Demokratike, bijën dhe luftëtaren e paepur të Lirisë dhe Demokracisë. Në themel të këtij projekti le të vendosim parimet e demokracisë, transparencës, vendim-marrjes gjithëpërfshirëse, llogaridhënies si parimet që do të udhëheqin partinë tonë. Me përgjegjësi bindjen tonë se fundi i të keqes është më afër se kurrë dhe se një ardhme e re po troket për qytetarët tanë. Le të jetë kjo ditë e 27 vjetorit tonë, dita e një vendimi të madh në zemrën e çdo demokrati dhe demokrate për tu bashkuar, për të guxuar për të punuar si asnjëherë tjetër për këtë ditë të re”, shtoi më tej kreu i PD-së, Lulzim Basha.
KOHA JONË SONDAZH

