Basha: Visho Ajazi dha dorëheqjen nga presioni i Ramës
https://www.facebook.com/lulzimbasha.al/videos/1675532212497953/
Kur ende nuk janë zyrtarizuar arsyet e dorëheqjes së kreut të SHISH, Visho Ajazi Lika, ka ardhur dhe reagimi i parë i politikës.
Kreu i PD-së, Luzlim Basha tha sot në një konferencë për mediat se arsyet e dorëheqjes së Visho Ajazit janë presonet nga mazhoranca.
“Unë nuk kam informacione zyrtare, por një drejtor SHISH që raporton për lidhjen e policisë me bandat sigurisht që nuk mund t’i pëlqej Edi Ramës”,- tha Basha.
Ditën e sotme, Kryeministri Edi Rama i paraqiti Presidentit, Ilir Meta dorëheqjen e Visho Ajazit nga drejtimi i SHISH. Rama ka propozuar për në këtë post Helidon Bendon, i cili aktualisht është zëvendësdrejtor i SHISH.
Në njoftimin e Qeverisë thuhet vetëm se Visho Ajazi dha dorëheqjen, e cila u pranua nga Kryeministri Edi Rama.
“Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim 30 minutësh me Presidentin e Republikës, ku paraqiti propozimin për lirim të Drejtorit të Shërbimit Informativ, Visho Ajazi dhe emërim në këtë detyrë të zv/drejtorit të Shërbimit Informativ, Helidon Bendo. Propozimi i Kryeministrit për lirim dhe emërim në krye të Shërbimit Informativ Shtetëror erdhi pas dorëheqjes nga detyra të drejtorit të këtij Shërbimi, të cilën kreu i qeverisë e mirëpriti duke e falenderuar zotin Visho Ajazi për kontributin e tij”,- thuhet në njoftimin e Kryeministrisë.
KOHA JONË SONDAZH

