Basha viziton Dollapin në spital: Ka kaluar një natë pa gjumë nga dëmtimet

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka shkuar pak më parë në ambientet e spitalit të Traumës, aty ku ndodhet sekretari organizativ i selisë blu, Sahit Dollapi.

Ai qëndroi për disa minuta, ndërkohë që në dalje të spitalit ka dhënë një deklaratë të shkurtër: Mjekët po e mbajnë nën kontroll. Ka kaluar një natë pa gjumë për shkak të dëmtimeve të marra. Protestat do të vazhdojnë.

Basha pritet të marrë pjesë në protestën përpara Drejtorisë së Policisë, ku mbështetësit e tij dhe partive të tjera opozitare pritet të shfaqin kundërshtimin e tyre ndaj reagimit të forcave të rendit.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?