Bashkëqeverisja, Vasili: Rama nuk i kthen as përgjigje popullit, jo të bëjë aleancë

Pas prezantimit të platformës së bashkëqeverisjes nga Kryeministri Rama, ka reaguar kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili. Këtë platformë Vasili e cilëson si budallëk, duke e lidhur me TVSH-në për biznesin e vogël, që qeveria u tërhoq.

Në një reagim në rrjetin social facebook, Petrit Vasili nënvizon se kreu i qeverisë kërkon bashkëqeverisje me popullin që as përgjigje nuk i kthen. Vasili ironizon me ushtrinë që ka Rama në kryeministri, që sipas tij as ata nuk i paskan kthyer përgjigje ankesave dhe kërkesave të qytetarëve.

”Kryeministri, që s’i kthen as përgjigje popullit, do që të bëjë aleancë me të. Ky kryeministri na thotë që as ushtria që ka në kryeministri nuk i paska kthyer përgjigje hiç ankesave dhe kërkesave të qytetarëve”,-shkruan Vasili.

Swiss Digital Desktop Reklama

Por, deputeti i LSI-së shtron pyetjen se përse kjo ushtri që ka marrë qindra rroga, nuk e ka bërë punën për të dëgjuar ankesat dhe kërkesat e popullit.

Swiss Digital Mobile Reklama

”Po kush i ndali? Po milionat e harxhuara për platformën? Po qindra rroga për vëzhguesit komentatorë brenda kryeministrisë? Po ky vetë ku ka qenë, ku ka vegjetuar tërë këto vite, që si paska parë vartësit se si nuk ja varin hiç popullit? Po timonin a e kishte vete? Po aleancën me popullin, që e paska përbuzur po vete, a do ta bëjë? Shumë pyetje këto, edhe të vështira shumë për shkollëpaktin”,-shton më tej Vasili.

Në fund Petrit Vasili e mbyll me fjalët që Kryeministri Rama lexon çfarë i shkruajnë dhe se kjo platformë e bashkëqeverisjes, është një tjetër dështim. ”Nesër do thotë edhe për këtë ndonjë budallëk tjetër, siç bëri me TVSH e biznesit të vogël, që ca ditë kur e vuri tha e ç’nuk tha, pastaj kur e hoqi e qepi gojën. Ç’të bëjë tjetër kur nuk kupton? E thjeshtë fare: lexon e thotë vetem ç’ti shkruajnë. Lum ata ministra, që tallen me të”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?