FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Bashkia e Tiranës miraton fondin për financimin e ekipit shqiptar në Lojërat Olimpike të Tokios

Bashkia e Tiranës do të mbështesë financiarisht përfaqësuesit e ekipit shqiptar në Lojërat Olimpike “Tokyo 2021”. Këshilli Bashkiak i Tiranës ka miratuar një fond prej 9,470,500 lekë, si mbështetje financiare për pjesëmarrjen në Lojërat Olimpike të sportistëve tanë elitarë, si shtesë buxheti i Klubit Sportiv “Tirana”.
Sportistë olimpistë si Briken Calja, Luiza Gega, Izmir Smajlaj, Erkand Qerimaj, Indrit Cullhaj, Matvei Petrov, Manuela Delilaj, Nikol Merizaj dhe Kledi Kadiu prej kohësh po zhvillojnë përgatitjet dhe po stërviten për eventin më të madh sportiv i cili për shkak të vitit të vështirë pandemik u shty për këtë vit.
Bashkia e Tiranës ka mbështetur edhe më herët sportistët në garat kualifikuese, ndërsa tashmë, sic ka premtuar, po financon edhe grumbullimin e ekipit Olimpik 40 ditë para Lojërave Olimpike, udhëtimin drejt Tokios, Japoni dhe sërvitjen e tyre për këtë event të rëndësishëm sportiv.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?