Bashkim Fino lë mandatin, kush është biondja nga Fieri që i zë karrigen në Kuvend (FOTO)
Deputeti i Kuvendit të Shqipërisë, Bashkim Fino pritet të jetë njëri prej kandidatëve për postin e kreut të Federatës Shqiptare të Futbollit. Mësohet se zyrtarizimi i kandidaturës së tij është thjesht çështje kohe.
Kjo lëvizje e re, pritet të pasohet me lënien e mandatit në qarkun e Fierit. Karriken e lënë bosh nga Fino pritet ta marrë një kandidate femër, referuar listës emërore të kandidatëve.

Ajo është Gentiana Cakrani një bionde bukuroshe, siç mund ta shihni edhe në foto, e cila renditet e 11-ta në listën emërore.
Aktualisht Cakrani mban postin e Kryetares së PS-së për Fierin dhe është shumë aktive në radhët e PS-së në këtë zonë.

Gentiana Cakrani ka lindur në Fier më 3 Qershor 1985. Në vitin 2007 ka përfunduar studimet pranë Fakultetit të Gjuhëve të Huaja, dega Anglisht në Vlorë. Nga viti 2013 e në vazhdim ka qenë e punësuar si mësuese në shkollën “Naim Frashëri”.
/BalkanWeb
KOHA JONË SONDAZH

