BE jep 10 milionë euro për zbatimin e “Vetting”-ut

Ministrja e Integrimit Europian, znj. Klajda Gjosha mori pjesë në mbledhjen e Komitetit të Monitorimit të fondeve të Instrumentit  për  Asistencën e Para-anëtarësimit (IPA). Në këtë mbledhje ishin të pranishëm edhe përfaqësues të lartë të Komisionit Europian.

Gjatë fjalës së saj Ministrja Gjosha theksoi se  përpjekjet e  përbashkëta për të siguruar zbatimin e efektshëm dhe në kohë të projekteve të IPA-s kanë  bërë të mundur që prej dhjetorit të vitit 2016  te kemi 0 projekte problematike nga 7 të tilla që kishim në prill të vitit 2015.

Ministrja risolli në vëmendje rekomandimin pozitiv të dhënë nga Komisioni Europian në vjeshtën e vitit të shkuar, duke theksuar se ky rekomandim, u bë i mundur vetëm në sajë të miratimit konsensual të reformës në drejtësi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ministrja tha se në vijim çelja e negociatave me Bashkimin Europian do të varet pikërisht nga rezultatet e prekshme të kësaj reforme, veçanërisht zbatimi i ligjit të vettingut.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Në këtë kontekst, vëmendja që i është kushtuar mbështetjes për implementimin e reformës në drejtësi është tejet e çmuar. Bashkimi Europian do të japë për Shqipërinë 19.1 milionë euro, prej të cilave 10 milionë euro do të shkojnë për zbatimin e vettingut”, tha Ministrja Gjosha.

“Mbështetja për  rivlerësimin  sa më transparent të  gjyqtarëve dhe prokurorëve, e cila ka për qëllim të reduktojë ndikimin e krimit të organizuar, të politikës dhe korrupsionit në drejtësisë duke rritur cilësinë profesionale në sistem, do ta bëjë më të lehtë hapin tonë të radhës për tu afruar me Bashkimin Europian që është hapja e negociatave”, – vijoi Gjosha.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?