BE kundër Ramës, Soreca: Të respektohet marrëveshja e 5 qershorit

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë, Luigi Soreca, iu drejtohet me një mesazh të fortë politikanëve shqiptarë, duke iu thënë se marrëveshja e 5 qershorit për Reformën Zgjedhore duhet të respektohet.
Përmes një mesazhi në “Twitter”, ambasadori Soreca iu kërkon palëve politike që çdo propozim për ndryshim duhet ta diskutojnë siç duhet në kuadrin e Këshillit Politik.

“Ne përsërisim qëndrimin tonë që marrëveshja e 5 qershorit, e cila ka zbatuar rekomandimet e OSBE/ODHIR mbi reformën zgjedhore, duhet të respektohet. Ne gjithashtu konfirmojmë rëndësinë që çdo propozim për ndryshime të mëtejshme në nenet e kodit zgjedhor shqiptar, të cilat tejkalojnë qëllimin e marrëveshjes së 5 qershorit, të diskutohet si duhet në kuadrin e Këshillit Politik në mënyrë bashkëpunuese dhe gjithëpërfshirëse përpara se të votohet në Parlament”,- shprehet Soreca.

Më herët, kërkesa për respektimin e marrëveshjes së 5 qershorit nga ana e qeverisë u bë nga Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim.

Swiss Digital Desktop Reklama

Lexoni edhe….

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?