BE mobilizon mbështetjen e emergjencës pas termeteve

Pas tërmetit me magnitudë 6.3 dhe goditjeve të mëpasme që përfshinë Shqipërinë më 26 nëntor, Mekanizmi i Mbrojtjes Civile i BE-së u aktivizua me kërkesën e autoriteteve shqiptare. Bashkimi Evropian tashmë ka ndihmuar për mobilizimin e 3 ekipeve të kërkimit dhe shpëtimit, të cilët do të dislokohen në Shqipëri për t’i ndihmuar autoritetet shqiptare me operacionet e tyre të kërkimit dhe shpëtimit.

Bashkimi Evropian qëndron pranë Shqipërisë në këtë kohë të vështirë. Ekipet e kërkimit dhe shpëtimit nga Italia, Greqia dhe Rumania tashmë janë rrugës. Veç kësaj, dëshiroj të falënderoj Hungarinë, Gjermaninë, Kroacinë, Francën, Estoninë, Republikën Çeke dhe Turqinë për ofertat e tyre të ndihmës përmes Mekanizmit Evropian për Mbrojtjen Civile. Mendimet e mia janë me viktimat dhe të gjithë njerëzit e prekur nga katastrofa“, tha Komisioneri për Ndihmën Humanitare dhe Menaxhimin e Krizave Christos Stylianides.

Ambasadori i BE-së në Shqipëri, Luigi Soreca, deklaroi këtë mëngjes: “Jemi thellësisht të pikëlluar nga humbja e jetëve dhe shkatërrimi i shkaktuar nga tërmeti i sotëm. Zemrat tona janë me popullin shqiptar dhe të gjitha familjet e prekura nga kjo tragjedi. Delegacioni i BE-së është pranë popullit shqiptar dhe mbetet në kontakt me autoritetet për të ofruar ndihmë“.

Swiss Digital Desktop Reklama

Më herët këtë mëngjes, Komisioneri Stylianides foli në telefon me Presidentin e Shqipërisë, z. Ilir Meta, dhe riafirmoi solidaritetin dhe gatishmërinë e BE-së për të ndihmuar. Është aktivizuar sistemi Kopernik për prodhimin e pamjeve satelitore të zonave të prekura dhe Qendra 24/7 e Koordinimit për Reagimin ndaj Emergjencave e Bashkimit Evropian është në kontakt me autoritetet shqiptare dhe vazhdon të monitorojë situatën. Asete shtesë të BE-së janë në gatishmëri, nëse do të duhen. BE-ja gjithashtu do të dislokojë një Ekip të Mbrojtjes Civile për t’i ndihmuar autoritetet të koordinojnë reagimin dhe për të vlerësuar dëmet.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?