FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Benet Beci humb shokun e ngushtë: Në përcjelljen e fundit të tim eti, Adin e kisha pranë

Kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci pas humbjes së babait, ka humbur një tjetër person të rëndësishëm. Bëhet fjalë për mikun e tij të ngushtë, Adin, të cilin Beci thotë se e kishte krah tij në përcjelljen e fundit të babait.

Postimi i plotë: 

Sot Adi, shoku im i ngushtë, nuk është më midis nesh. Në përcjelljen e fundit të tim eti, Adin e kisha pranë, së bashku me Luçin, bashkëshorten e tij, gjatë të gjitha ceremonive. Me dhimbje, sot duhet të jemi në ceremoninë e përcjelljes tënde Adi . Është shumë e rëndë për t’u përballuar.
Me moshën kemi bërë humor dhe duke dashur që vdekjen ta mbajmë larg. Por ja që me ndarjen tënde nga jeta, ndodhi që ajo të na fshikullojë së afërmi.
Adi i dashur, gjithmonë ke qenë aty me ne, por ne ndjenim përkujdesjen tënde për nënën, dashurinë për Lucin, preokupimin për Nikin e për Elielin. Nje Bir i vëmendshëm e i dedikuar, një Baba mbështetës, një Bashkëshort i përkushtuar.
Për ne një Shok i pazëvendësueshëm.
Asgjë nuk na ngushëllon sot, por kujtimet me ty jane aq të pafundme, aq të bukura, e në të gjitha ato ti je mes nesh. 🙏❤️

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?