Benet Beci pranë shkodranëve për të zgjidhur problemet e komunitetit
Benet Beci shkruan në Facebook: Sot u njoha me shqetësimin e banorëve të fshatit Mali Kolaj në Njësinë Administrative Velipojë për rrezikun e mbylljes së shkollës.
Përballë kësaj situate, së bashku me Drejtoren e ZVA Shkodër, drejtues të bashkisë dhe Njësisë Administrative, zhvilluam një takim me komunitetin, duke gjetur edhe zgjidhjen për këtë çështje kaq të ndjeshme për banorët dhe fëmijët e kësaj zone.
Pas diskutimeve me banorët është rënë dakord që shkolla do të qëndrojë e hapur dhe fëmijët nuk do të transferohen në një shkollë tjetër.
I garantova banorët se jam palë me ta për këtë çështje kaq sensitive.
Kjo zgjidhje afatshkurtër do të pasohet me plane konkrete për një zgjidhje afatgjatë për fëmijët në këtë zonë.


