FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Berisha: Bashkëpunimi PD-LSI, jetik për të rrëzuar Ramën

Ish-lideri i PD, Sali Berisha tha në studion e lajmeve të Ora News me gazetaren Ilva Tare se bashkëpunimi mes PD dhe LSI në këto kushte është jetik për të rrëzuar kryeministrin Rama.

Bersisha: Mendoj se bashkëpunimi i PD me LSI çdo forcë politike opozitare në këto kushte është jetike për ti dhënë vendin që meriton Ramës. Sa herë kanë dalë në shesh rumunët gjatë këtij viti.

Tare: A ka nevojë për këshilla zoti Basha?

Swiss Digital Desktop Reklama

Berisha: Çdo njeri ka nevojë për këshilla. Këshilla ime nuk mungon kurrë në rastet kur ma ka kërkuar.

Swiss Digital Mobile Reklama

Tare: Për protestën e 27 janarit të ka kërkuar ndihmë?

Berisha: Ndihmë jo, por unë e mbështes këtë protestë.

Tare: Çfarë do ta bëjë të jashtëzakonshme?

Berisha: Do të jetë multidimencionale. Rama do të shohë vështirësi atë ditë. Aty ka një taktikë që do ta përcaktojnë drejtuesit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?