FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Berisha: Bota e krimit ka shtrirë kthetrat kudo

Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se bota e krimit i ka shtrirë kthetrat kudo. Berisha ka komentuar edhe nxjerrjen e të dhënave të sistetimit TIMS, madje ka thënë edhe emrin se kush i ka nxjerrë këto të dhëna.

Këta janë shndërruar në avoketër të tmerrshëm të krimit, shesin dosje dhe informacione. Ka sjellë europoli 850 mijë faqe transkripte. Ju garantoj se me shpejtësi të rrufeshme do përjetojmë tregun më të fuqishëm të transkriptove. Bota e krimit ka shtrirë kthetrat në cdo gjë.

Një javë më parë nxorën të gjithë të dhënat e TIMS. Çfarë kishte të dhëna sekrete për krimin, po kush e nxori? I dërguari direkt i Edi Ramës, Ervin Muça. Një kriminel që urdhëroi punonjësit e policisë, i hidhni të dhënat në këtë usb dhe ata refuzuan, disa prej tyre. Bravo u qoftë. Po çfarë ndodhi? Ai mori punonjës privat dhe ata i morën privat.

Swiss Digital Desktop Reklama

Po në krye të SHISH kush është? Një njeri i shkarkuar nga qeveria e Kosovës sepse ka plackitur të dhënat e Kosovës. Pasi shkarkohet për këto të dhëna bëhet këshilltarë e Ramës dhe tani ajo emërohet në krye të SHISH. Kjo ka kredenciale krimi”, tha Berisha ditën e sotme.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?