Berisha: E keqja e të keqes është Edi Rama

Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur sërish nga Kryesia e Kuvendit dhe ka paralajmëruar vijimin e protestës deputetëve të opozitës për përjashtimin e tyre nga seancat parlamentare.

Sipas Berishës, Edi Rama është e keqja më e madhe në historinë tonë kombëtare pas Enver Hoxhës.

“Asgjë nuk do mund të ndalë protestën e deputetëve të opozitës gjer në sakrificat më të mëdha në mbrojtje të të drejtave kushtetuese të qytetarëve shqiptarë që i kanë votuar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Akti më i turpshëm në historinë e një parlamenti, kur Edi Rama urdhëroi Lindën e parlamentit, në kundërshtim flagrant me ligjin dhe Kushtetutën, të mbyllë me gardistë e me dryn, dyert e parlamentit në të cilin ata janë anëtarë dhe nga i cili ata kanë imunitetin e tyre. Këto akte tregojnë degradimin ekstrem të një regjimi, që ka për ligj, ligjet e drogës, kodet e drogës, krimit, vjedhjes dhe korrupsionit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Të dashur qytetarë dhe qytetare, kjo betejë është betejë me të keqen më të madhe të historisë sonë kombëtare pas Enver Hoxhës.

Edi Rama bllokon komisionet hetimore parlamentare, sepse e di se ata do nxjerrin para shqiptarëve të gjithë vjedhjet, të gjithë plaçkitjet, të gjithë përvetësimet që ai ka bërë me sojin e tij, pasurive publike, fondeve publike.

Edi Rama nuk mund të përfundojë komision hetimor parlamentar sepse del firmëtar kryesor në aferën, vjedhjen e shekullit, qëjanë djegësat, dhe veçanërisht djegësi i Tiranës. Ai nuk mund të pranojë hetimin e tij sepse del i implikuar, aksioner me Pëllumb Gjokat, Gjergj Lucat dhe shumë të tjerë që janë prejardhje krimi dhe droge.

Nuk mund të pranojë komisionin hetimor parlamentar, sepse del se duke shkelur ligje, kushtetutë dhe konventë evropiane, kërkon të emërojë në Himarë, përfaqësuesin e mafies së rrezikshme të trojeve himarjote, dhe kjo vetëm për interesa të tij, të vëllait të tij, të ministrave të tij.

Unë pyes çdo qytetar, sa vlen hetimi i një bashkiaku diku, apo i një zyrtari tjetër, në krahasim me kryepeshkaqenin e krimit dhe vjedhjeve në Shqipëri, Edi Rama.

Jo, nuk ka vlerë. Ndaj dhe ne me guxim të palëkundur, nuk lëshojmë gjersa Edi Rama t’i nënshtrohet hetimit parlamentar. Jo vetëm ai, por të gjithë ish-kryeministrat, të gjithë ish-zyrtarët e lartë dhe ata që janë sot. Por natyrisht, e keqja e të keqes është Edi Rama”- tha Berisha.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?