FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Berisha: Grusht shteti tentuan dhe në 21 janar, por morën atë që merituan!

Ishikryeministri Sali Berisha ka reaguar në FB pas grushtit të dështuar të shtetit në Turqi. Ajo që bje në sy në reagimin e Berishësh është krahasimi me ngjarjen e 21 Janarit të vitit 2011 në Tiranë. Berisha e quan edhe atë grusht shteti.

“Deshton grushti i shtetit ne Turqi! Te dashur miq, mbreme Turqia kaloi ne tronditje te rende. Njesi te ushtrise turke ndermoren aktin antikushtetues te grushtit te shtetit dhe tentatives per te permbysur me dhune pushtetin e dale nga vota e popullit, qeverine dhe presidentin dhe institucionet e tjera. Forcat politike, qytetaret e Turqise, autoritetet e vendit qendruan se bashku dhe bene qe kjo perpjekje aventureske antikushtetuese te deshtoje. Ne perleshje me forcat puçiste humben jeten dhjetra civil e shume te tjere u plagosen. Duke denuar me ashpersine me te madhe kete akt te shemtuar antikushtetues te aventurierve puçist me uniforme dhe shprehur solidaritetin tim me qytetaret dhe autoritetet legjitime te vendit mik, shpreh ngushllimet e mia per familjet e viktimave te ketij akti shume te rende dhe uroj sherim te shpejte te lenduarve!”, shkruan ai.

Më poshtë në një koment ai shkruan: Grusht shteti tentuan edhe në 21 janar, por morën atë që merituan!

Swiss Digital Desktop Reklama

https://www.facebook.com/SaliBerisha/photos/a.122461101248139.23340.121577844669798/623131121181132/?type=3&theater

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?