Berisha: Integrimi kërkon kokën e një ministri
Sali Berisha në Kuvend tregoi se ndërkombëtarët ia kanë kërkuar Edi Ramës, ”kokën” e ish-ministrit Saimir Tahiri që Shqipëria të integrohet në BE-në. Nga ana tjetër, ish-kryeministri po ashtu tregoi se si Tahiri i bëri presion Edi Ramës nga studio e Bledi Fevziut. Berisha kujton natën kur nëpërmjet Gaz Demit, Tahiri i dha një mesazh Edi Ramës.
”A erdhi kërkesa për ta arrestuar Saimir Tahirin. A dole ti dhe the që ato përgjime ishte hataja. Të nesërmen kur Saimir Tahiri të sfidoi nga Blendi Fevziu, të solli Gazin në mesnatë e të tha mos gabo. Pyete Oslin… Pastaj ndryshoi gjithçka, pastaj sulmuat prokurorët. Prokurorët janë të Saliut, Italia është e Saliut.. Pastaj na dolën pas një jave 850 mijë euro. Tani më thanë që në makinë mund të ketë qenë Tahiri. I çove Spartak Brahon tek Qato, në një takim prej 1 orë në hotel Turizëm u rakordua gjithçka. Këto lidhje i ke nga mua? Na kanë thënë në mënyrë të përsëritur se çështja Tahiri është kusht kryesor për integrimin, por kur na i thonë ne atij, ia thonë tre herë më shumë atij. Po pse mban Tahirin ai, mban veten e tij more zotëri. Habilaj janë Habilaj, por Xibraka është një dosje e tmerrshme. Vlla Osli ishte 5 herë në makinën e kokainës”.
KOHA JONË SONDAZH

