Berisha: Ka më shumë se 50 mënyra për të protestuar, që nga mosbindja civile…
Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi sot në emisionin “Zonë e Lirë” se protesta e opozitës do të jetë më masivja. Ai nuk ka pranuar të zbulojë se cilat janë vendimet për zhvillimin e kësaj proteste, por deklaroi se “ka më shumë se 50 mënyra për të protestuar, duke nisur që nga mosbindja civile dhe të tjera”.
“Nuk e di çfarë vendimi do të marrin drejtuesit e opozitës, por ka shumë mënyra për të protestuar. Mjaftoni të hapni manualin e protestave që nisin që nga mosbindja dhe të tjera”,- tha Sali Berisha.
Ish-kreu i qeverisë ka komentuar dhe thirrjen e prokurorisë për djalin tij, Shkëlzen Berisha. Ai tha se kjo fletëthirrje është bërë direkt nga Edi Rama. “Unë nuk kam asnjë problem sepse djali mund të mbrohet vet, ai foli në komisionin hetimor dhe nuk u provua asnjë prej akuzave. Fletëthirrja është nga Edi Rama”,- tha Berisha.
I pyetur nga Arian Çani në emisionin “Zonë e Lirë” nëse protesta e nersme mund të krijojë kushtet për një marrëveshje tjetër mes Lulzim Bashës dhe Edi Ramës, Sali Berisha u përgjigj në anglisht.
“Lesson leared” – u shpreh ish-kryeministri, ndërsa më pas në shqip sqaroi se nuk mund të ndodhë një marrëveshje tjetër mes të dyve pasi, ajo që ndodhi më 18 maj, ishte një mësim për të gjithë.
Sali Berisha përjashtoi edhe skenarin se protesta mund të shërbejë për një pakt Rama-Basha për të eliminuar LSI-në nga skena politike.
KOHA JONË SONDAZH

