FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Berisha kërkon rezolutë për mbrojtjen e gazetarëve: Rama, “llum kazani’

Ish-kryeministri, Sali Berisha ka lëshuar një lumë me akuza në drejtim të pasardhësit të tij Edi Rama, ndërsa nuk ka kursyer etiketimet e forta për këtë të fundit. Berisha tregoi mes të tjerash edhe emrin që propozon për rezolutën që të mbrojtje gazetarët nga fyerjet e Ramës, që propozoi sot në mbledhjen e grupit të PD-së. Ai e quajti atë rezoluta e ‘llum kazanit’.

“Ky parlament çdo gjë tjetër është, por jo Kuvend. Jam sot këtë për të denoncuar para çdo shqiptari, qëndrimin bandtiteskt, të turpshëm, skizoid, të kreut të Eksekutivit. Ai si askush tjetër në planet kalon para një grupi njerëzit të mediave. Kjo fyerje kolektive ndaj një grupi vajzash dhe djemsh të bëjnë një detyrë informimi për publikun, përbën një nga aktet më të pashembullta të kulturës staliniste. Ai do që të vërsulet mbi mediat. Do të quhet rezoluta e llum kazanit. Që do të dënojnë para shqiptarëve njërin që mban postin e kreut të ekzekutivit dhe përdor fuqinë e këtij posti. Një akt të shëmtuar kemi parë këtë javë ku një gazetare pati kurajo të denoncoje vëllain e llum kazanin, si eksponent kryesor të Xibrakës”, tha Berisha.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?