Berisha: Marrëveshja Basha-Rama do ishte fatalitet nëse vazhdonte
Ish-kryeministri Sali Berisha, e ka quajtur të vdekur marrëveshjen Rama-Basha, marrëveshje kjo që u bë më 18 maj me qëllimin e futjes së opozitës në zgjedhje.
Sipas Berishës, nëse kjo marrëveshje do të vijonte, atëherë do të ishte një fatalitet, kjo pasi nuk mund të qeveriset me krimin dhe drogën.
“Do ishte një fatalitet të hyjë në qeveri me krimin dhe drogën. Në këtë mes do të ishe vetëvrasje në vlerësimin tim, për opozitën në përgjithësi”, – tha Berisha, ndërsa shtoi se, “Opozita duhet të përpiqet të bashkojë çdo faktor dhe grimcë opozitarizmi në Shqipëri. Duhet të kapitalizojë çdo lloj gjëje që krijohet nga arbitrariteti. Duhet të bashkërendojë me median duke qenë se janë dhe ato nën pushtetin e narkoshtetit.” /
KOHA JONË SONDAZH

