Berisha: Nëse doni të bëni zgjedhje, merreni seriozisht propozimet tona

Ish-Kryeministri Sali Berisha gjatë fjalës së tij në Kuvend ka deklaruar se mazhoranca duhet të marrë seriozisht kushtet e vendosura nga opozita për zgjedhjet e ardhshme parlamentare.Sali-Berisha-dhe-Gramoz-Ruci

Berisha përveç votimit elektronik, tha se duhet krijuar mundësia për votim edhe nga ana e emigrantëve.

Gjithashtu, Berisha kërkoi që qeveria të shpalle gjendjen e emergjencës në vend. Ai tha se shumë qytetarë në vend kanë mbetur pa energji elektrike, pa ujë dhe pa bukë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ai u shpreh se nëse mazhoranca do të kishte ndjeshmërinë më të vogël ndaj kësaj situate, do të kishte shpallur gjendjen e emergjencës.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Problemi më themelor se sa problemi i zgjedhjeve nuk ka, por do kërkoj mirëkuptimin të ndalem në një problem tjetër, i cili sot është imediat dhe po vepron me egërsi dhe pa mëshirë nga jugu dhe veri të vendit.

Ka zhytur në mungesë dritash, ujë , buke mijëra familje shqiptare kurse qeveria krihet ose del për gjah.

Nëse kjo qeveri dhe kjo mazhorancë do të kishte ndjeshmërinë më të vogël ndaj kësaj situate tepër të rëndë, nuk do mund kurrë të qëndronte pa shpallur gjendjen e emergjencës. Ka me dhjetra mesazhe nga qytetarët, të cilët nuk kemi të hamë.”, tha Berisha.

Fjala e plotë/Berisha: Jeni trashur aq shumë nga vjedhja sa nuk shihni dot asgjë më

Unë jam dakort me të gjithë ata që diskutuan se problem më themelor, më kapital se sa problemi zgjedhjeve nuk ka. Por do kërkoj pak mirëkuptimin pasi do ndalem pak në një problem tjetër, i cili sot, në këto çaste, në këto momente është imediat, i gjithëfuqishëm, po vepron me egërsi dhe pa mëshirë nga Jugu në Veri të vendit, ka zhytur në mugesë uji, në mungesë dritash, mungesë buke, ushqimi ilaçesh me mijëra e mijëra familje shqiptare kurse qevera krihet, ka marrë dheun nëpër magazinat e Italisë dhe Europës ose del për gjah. Kjo është e vërteta. Nëse kjo qeveri, nëse kjo mazhorancë do të kishte ndjeshmërinë më të vogël ndaj kësaj situate tepër të rëndë, një i ftohtë me temperatura me akuj që s’është parë në dekada, nuk do mundvkurrë të qëndronte pa shpallur gjëndjen e emergjencës.

Kam me dhjetëra e dhjetëra sms. Sot Edvin Kristaq Rama ishte në Tamarë për fushatë. Ja ku kam mesazhin që thotë se skanë ç’të hanë, se u janë mbaruar rezervat ushqimore.  Dhe kjo është e vërteta, nuk thotë kot ai. A e dëgjuat kur tha (Rama) se janë shpërndarë 100 ton. Po cfarë 100 ton more. 100 ton janë dy kamiona.Turp ta dëgjojë njëri.Po 100 ton i jep një organiztaë, më e vogla jep aq. Propozimi i bërë nga kryetari i PD për të shpallur gjëndjen e emergjencës jo vetëm që nuk u vlerësua por u hodh poshte me cinizëm nga Edi Rama. Po çfarë emergjence ka më shumë se sa të mos kesh ujë, të mos kesh buke, të mos kesh ndihmë mjekësore. Pra, a nuk po vdesin në qytetet tona ditë për ditë njërëz të braktisur. Si e ka zgjidhur qeveria? Në mënyrën më cinike. Qytetarëve të Tiranës ju bëj një thirrje; i pyesni fëmijët tuaj se si ishin sot në klasa.  Qëtë gjithë në klasat publike mbërdhinë së ftohti, kurse kreu i bashkisë, që ka vjedhur paratë e ngrohjes së shkollave, del e u thotë pafytyrësisht se nga 200 shkolla vetëm 2 janë pa ngrohje, në një kohë kur dy vjet më parë nga 200 shkolla vetëm dy kishin ngrohje. Po a ka pafytyrësi më të madhe?! Një njëri që sdi se çfarë është fëmija, çfarë është shkolla e që sdi ç’është njëriu që i lejon vetes të flasë në këtë mënyrë. Kurse Edi Rama del e thotë se mungesa e energjisë ka qënë më e pakta këtë vit paçka se ka zona të tëra që kanë 7 ditë pa energji. Në këtë situatë, në këto ngrica edhe fijet këputen, edhe shtyllat shëmbet, janë të zakonshme këto. Po ka drita në Surrel, ka drita që ja paguan qeveria në Surrel. Po Teatri Kombëtar nuk jep dot shfaqje, për shkak të dritave dhe të ngrohjes ka pezulluar aktivitetin.

Sigurisht që ju nuk i shihni këto, kur të mbulon paraja sytë as nuk di çfarë flet. Kjo është një gjë e turpshme, e paimagjinueshme. Kjo seancë duhet t’i kushtohej gjëndjes emergjente. Në gjëndje emergjente jo vetëm që qeveria përcakton fonde dhe destinacione por dhe mobilizon mbi bazën e ligjit të saj resurse për të ndihmuar ata që kanë nevojë. Ja të pyes deputetët e Durrësit se sa ditë ka ngelur Durrësi pa drita dhe pa ujë. Po të tjerë që thonë se kanë një javë pa ujë. Po tju tregoj raste që kanë shkuar për të thyer akullin e rrugës për ta shkrirë që të marrin ujë. Po si mund të ketë gjëndje emergjente kur në Surrel energjia nuk mungon se e ka me lidhje të trefishtë. Si mund të ketë gjendje emergjente kur kreu i bashkisë me pafytyrësi del dhe thotë se vetëm në dy shkolla nga 200 nuk ka ngrohje. Të gjitha shkollat nuk kanë ngrohje, hajdeni shkojmë nesër nëse doni. Po shkollat ja u mbyllën dyert mediave duke patur frikë të tregojnë se ç’ndodh. Kjo është një situatë shumë e rëndë dhe unë kërkoj që të shpallet gjëndja e emergjencës, që zonat të ndihmohen. Po biznesi? A e imagjinoni ju biznesin e Peshkopisë? Që të gjithë i kanë mbyllur bizneset ata. Ndërsa ti do u kërkosh taksat. Po sigurisht që duhet të shpallësh gjëndjen dhe mbi bazën e kësaj ti përjashtosh nga taksat për kohën që janë në atë gjëndje. Cështë ky cinizëm. Jeni trashur aq shumë nga vjedhja sa nuk shihni dot asgjë më.

Dhe së fundi, dua të veçoj një moment. Mos mendo ti parafolës (Blushi) se do bësh hapësirë nëpërmjet relativizmit. Për Librën e kam. E vërteta është se ai parlelizëm që bën është fallco. Ne kemi qënë dhe do jemi për votën e emigrantit dhe nëse ti je vërtet për votën e emigrantit, ka vetëm një rrugë që të votojë emigracioni; jo vota në ambasadë, nuk është rrugë, jo vota në qëndrat kulturore, as kjo nuk është rrugë.Ka një rrugë dhe ajo është vota online, elektronike. Dhe këtë rrugë që ju e përqeshni ka të paktën 12 vjet që e përdorin vendet balltike, dhe është një sistem absolutisht shumë i thjeshtë por ju doni që t’ja u kontrollojnë ambasadat votën. Po kjo nuk është votë. Hajde urdhëroni të vendosim këtu votën elektronike, të vendosim këtu edhe në shenjë rëspekti ndaj emigracionit. Ju shtroni problemi se çdo të thotë kjo. Merreni seriozisht këtë se në mënyrë absolute është plotësisht e mundshme. Nëse doni të bëni zgjedhje, koha është e mjaftueshme dhe metodat e lejojnë. Sot Britania e Madhe është  e tëra në dixhital, janë me dhjetëra vende. India, 1 miliardë e ca voties sot votojnë në dixhital. Pra nëse s’keni ndërmënd të vidhni votën firmosni, të mos bëjmë sherre, të bëhet memorandumi i forcave politike opozitare dhe gjysëm opozitare. Kjo ka rëndësi të plotë. Kur e kërkuat ju e kërkuat me shumë vonesë dhe nemorëm çdo masë, kontraktuam kompani dhe bëmë testin. Tani jemi 6 muaj para dhe ka kohë plotësisht për ta aplikuar në mbarë vendin si për votimin, numërimin dhe çdo gjë.  Mund të kushtojë pak më shumë por është shumë herë më i lirë se sa problemi që zgjidh!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?