Berisha: Nga forcimi i lekut përfitojnë vetëm narkoqeveritarët!

Forcimi i lekët është çështje turpi kombëtar. Ata që përfitojnë janë narkoqeveritarët dhe narkotrafikantët, nga ky raport goditen në masë qindra dhe mijëra familje shqiptare që mbyllin ditën dhe muajin me të ardhurat e njerëzve të tyre në sipërmarrjet që eksportojnë, mbi 30% e popullsisë që përballon ditën nga remitencat që u dërgohen nga njerëzit në emigracion.

Ata që përfitojnë janë përbindëshat e trafiqeve të drogës që fusin në Shqipëri euro me kontejnerë, kamionë, i groposin, i mbajnë të groposura dhe i nxjerrin për ndërtime, për të blerë me çmime stratosferike dhe bëjnë që ajo rritje ekonomike, jo që të mos shoqërohet me një përmirësim të gjendjes ekonomike të familjeve shqiptarë, por përkundrazi me varfërim progresiv dhe rritja të shkojë tek oligarkët dhe klanet e drogës”, ka thënë Berisha ditën e sotme në një konferencë për rënien e euros.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?