FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Berisha: Oficeri i policisë vendos gjoba me një kriminel

 

Ish-kryeministri Sali Berisha denoncoi një tjetër rast nga ‘qytetari dixhital’. Sipas Berishës, një oficer policie vendos gjoba së bashku me një kriminel.

“Përshëndetje z. Berisha. Ju lutem, dua të mbetem anonim, ky në foto në krah të djathtë është një oficer policie, ndërsa ky tjetri është një njeri me shumë precedentë penale dhe të dy këta janë të përfshirë në shumë gjobëvënie dhe në shumë ngjarje në Tiranë. Unë që po ju shkruaj jam një viktima e këtyre, më kanë vendosur gjobë, pas gjobës edhe më dhunuan. Pasi i denoncova, oficerin e pezulluan një javë nga puna, por babai i vet është i partisë dhe e futën prapë në punë. Atë tjetrin e nxorën në kërkim, po edhe atë prapë e hoqën nga kërkimi. Oficeri Giljon Lame më ka dhunuar me armën e punës, madje më ka gjuajtur në fytyrë me pistoletën e punës. Kjo është policia që ne duam, thotë z.minister, ku nje oficer policie me armën që i ka dhënë shteti, dhunon dhe vendos gjoba bashkë me personin tjetër, i quajtur Aldo Gusmari. Kjo është policia e këtij shteti, ku në vend të na mbrojë, na vendos gjoba”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?