FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Berisha: Për mua s’ka zgjedhje me Ramën. Duhet shkuar në një përballje

Ish-kryeministri Sali Berisha është shprehur mbrëmjen e sotme në studion e emisionit ‘FAKT’ në SYRI.net, se nuk ka zgjedhje me Edi Ramën kryeministër.

Berisha theksoi se opozita duhet të shkojë deri në një përballje të fortë për të rrëzuar këtë qeveri.

“Pikëpamja ime është që zgjedhje me Edi Ramën nuk ka. Por nuk do të thotë që ky do jetë vendimi i opozitës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Institucioni i votës ka marrë fund, dhe kjo është gjëja më e rëndë që i ka ndodhur këtij vendi.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ministri gjerman që erdhi dha mesazhin e duhur. Mos e merrni të mirëqenë tha ai, pasi i shef gjërat si shkojnë.

Për mua mbetet që të mobilizohen të gjitha forcat për largimin e Ramës.

Unë gjykoj se proceset janë në zhvillim dhe ajo çka unë uroj dhe dëshiroj është ta shoh opozitën në një përballje deri në largimin e kësaj klike që është më e urryera pas Enver Hoxhës.

Mendoj se kjo opozitë po bën shumë, kur them po bën po e theksoj se duhet të bëjë edhe shumë më tepër.

Vetëm kur të realizojë qëllimet ajo do quhet e suksesshme”, nënvizoi Berisha.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?