FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Berisha: Rama dhe Soros ma bënë vendimin si person nongrata në SHBA

Ish-kryeministri Berisha ka dalë te “Zonë e Lirë” e Arian Çanit këtë të premte. Pyetjet e Çanit kishin të bënin në lidhje sa garanci ka Berisha se do ta fitojë përballjen me numrin një të diplomacisë botërore, Blinken. Ish-kryeministri theksoi disa herë se ishin gënjeshtra dhe mashtrime ato që kanë vendosur për të si person nongrata në SHBA.

Ai akuzoi Edi Ramën dhe Xhorxh Soros si hartues të vendimit amerikan.

“Kam të vërtetën me vete. Fëmijët t’i marrin 100 herë të pandehur. Edhe Lirinë. Në qoftë se për Argitën ka një provë, që nesër. U kam thënë shqiptarëve që për çdo veprim të fëmijëve të mi unë mbaj përgjegjësi.

Swiss Digital Desktop Reklama

I kam detyruar fëmijët që dy vite para se të ndryshonte ligji të deklaronin pasuritë njësoj si i ati. Nëse dikush thotë që djali im e ka të ndaluar veprimtarinë private, kjo është Koreja e Veriut ose Enver Hoxha.

Swiss Digital Mobile Reklama

Djali im ka dalë si këshilltar ligjor, sepse ka mbaruar dy mastera. Ka aktivitet biznesi që ia ka kontrolluar Edi Rama.

Të paktën 10 herë i ka ndërsyer autoritetin kundër larjes së parave. Fëmijët e mi kanë zbatuar ligjin, nuk kanë fituar kurrë një qindarkë të vetme”, – tha Berisha.

“Del që u pasurua Liri Berisha, që ka 15 vjet që punon si vullnetare për fëmijët me autizëm!”, – tha me ironi Berisha.

Disa herë ish-kryeministri tha se ishin mashtrime ajo çka vendosur sekretari amerikan i shtetit për të.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?