Berisha: Rama doli i tmerruar, por qartësisht i droguar dhe me poture te mbushura
Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar nëpërmjet Facebook për konferencën e kryeministrit Edi Rama me gazetarët që zgjati për më shumë se 90 minuta. Berisha shkruan se Rama gajasi gazetarët ku u tha se “Berisha deshi t’i fuste një plumb në kokë me 21 janar dhe se atë ditë që ai solli si mish për top njerëzit për të mbajtur fjalim nga ballkoni i kryeministrisë sipas tij nuk është hedhur as dhe një guriçkë drejt ndërtesës së kryeministrisë”. Berisha thotë se Rama e ka kuptuar fundin e tmerrshëm që e pret për mënyrën se si po qeveris vendin.
“Në disa orë para mediave i poshtëruar, i tmerruar, por qartësisht i droguar dhe me poture te mbushura, Edvin Kristaq Krimi mbajti sot ore te tera dhe i la pa dreke gazetaret qe kishte thirrur per gjoja konference shtypi.
Ne daljen e tij katastrofale, ne te cilen per shkak te kokaines kishte edhe deri ne 30-40 levizje horizontale te globeve, kokerdhokeve te syve, Rama gajasi gazetaret ku u tha se Berisha deshi te me fuste nje plumb ne koke me 21 Janar dhe se ate dite qe ai solli si mish per top njerezit per te mbajtur fjalim nga ballkoni i kryeministrise sipas tij nuk eshte hedhur as dhe nje guriçke drejt nderteses se kryeministrise.
Ai, i tmerruar nga kryengritesit guximtare, u tha gazetareve se pergjimet qe faktojne plaçkitjen e votave me bandat kriminale ne komunikim direkt personalisht me te, Gjiknurin dhe Tahirin, Ballen dhe Gjushin etj, nuk jane prova si dhe shpalli pafajesine e Tahirit nga tmerri per te deshmuar se eshte peng i tij. Rama si zakonisht nuk harroi refrenin e tij bajat se per çdo çeshtje fajin e ka Saliu.
Me kete rast nuk kam asnje koment tjeter veçse: Edvin dje ke pare vetem fillimin. Mjere tij per fundin e shpejte te tmerrshem qe do te te rezervojne ata njerez te ndershem dhe trima qe ti si rrugaç ordiner i cilesove huligane vetem se ata protestojne sepse ti iu ke shkaterruar te ardhmen. Rama ik. Fitore!” – shkruan Berisha.
KOHA JONË SONDAZH

