Berisha: Rama nga frika po tenton të blejë vota nga opozita
Ish-kryeministri Sali Berisha, akuzon kryeministrin Edi Rama, se po lobon fuqishëm pranë segmenteve të caktuara të opozitës për të votuar kundër arrestimit të ish-ministrit të brendshëm, Saimir Tahiri.
Përmes një statusi në Facebook, Berisha, shkruan se Rama i kapur peng nga Tahiri, po kërkon të ‘blejë’ deputetë të caktuar të opozitës që të votojnë kundër arrestimit të ish-ministrit të tij.
Ja çfarë shkruan ish-kryeministri:
Pengmarrje!
Rama dorëzohet para Tahirit!
Rama lobon fuqishëm pranë segmentesh të caktuara të opozitës për të votuar kundër arrestimit të Saimir Tahirit!
Kjo sepse Tahiri ka marrë peng Edi Ramën! sb

KOHA JONË SONDAZH

