Berisha: Shkelzeni (djali) mbrohet vetë. Eshtë sulm politik
Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar për herë të parë në lidhje me fletë-thirrjen që prokuroria i ka bërë Shkëlzen Berishës. I pyetur në studion e Zonë e Lirë nga gazetari Arjan Çani, Berisha u shpreh se ‘Shkëlzen Berisha do të përballet me narkoshtetin’
Ja çfarë tha ish-kryeministri Sali Berisha:
Jam ndier shumë mirë. Beteja politike nuk më intimidon kurrë. Fletëthirrja ishte politike. Shqiptarët e panë në të gjitha seancat e komisionit se ajo ishte një përpjekje e turpshme e Ramës për të mbuluar vjedhjen e vendit
Më vjen mirë që ai të zhvillojë një betejë, do të bëhet betejën me narkoshtetin. Çfarë rruge ka tjetër në luftën kundër tij? Të dorëzohesh, do të ishte mëkati më i madh.
Nuk ka asnjë nevojë për ta mbështetur unë, ka kapacitetet e veta luftarake. Ai do t’i demaskojë dhe diskretitojë Ramën në çdo gjë. Kjo fletëthirrje është nga Rama. Nëse mendon se mund të dekurajojë, jam i bindur se me këtë veprim ka shtuar njerëzit në shesh. Establishmenti ka treguar frikë dhe tmerr më shumë se asnjëherë në këto 27 vjet. S’kam parë asnjëherë qeveri më në pamik se kjo e sotmja.
U sulmua politikisht, do reagojë politikisht, do përgjigjet politikisht.
Shkëlzeni në jetën e tij nuk ka thyer asnjë ligj. Është fillim beteje.
KOHA JONË SONDAZH

