FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Berisha sulmon Ramën për një tokë në Tiranë

Përmes një statusi në rrjetin social, Berisha sulmon ashpër kryeministrin, duke shkruar se pasi “hoqi qafe” hotel Sheraton-in nga Tirana, i ka hapur tashmë rrugë jo vetëm ndërtimit të kullës në pronësi të të vëllait, por edhe vjedhjen e një hapësire prej mijëra metrash katrorë, që aty të ndërtohet një parking nëntokësor dhe një oborr për kullën “kryeministrore”.

Për më tepër lexoni statusin e Berishës:

Kulla 24 kateshe “Kristaq Rama” shpërblehet me 2660 m2 toke publike!?!?!

Swiss Digital Desktop Reklama

Te dashur miq, kulla 24 kateshe “Kristaq Rama”, me vendim Nr 728; dt 8-12-2017 te Edvin Kristaq Rames, shperblehet me 2660 meter katror toke publike te Sheshit Italia, per oborr dhe ndertimin e parkingut nentokesor. Keshtu, vellezerit Olsi dhe Edvin, pas perzenies me lezet dhe sukses te Sheratonit nga Shqiperia, heqjes se TVSH per hotele si i tyre 24 katesh, tani bene me parking dhe oborr, duke plaçkitur token publike, kullen qe duket se do mbaje emrin e babait te tyre biologjik, Kristaq Rama.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ky akt i shemtuar kriminal, kjo plaçkitje me vendim qeverie e prones publike eshte nje kushtrim i vertet per çdo shqiptar per t’u ngritur me guxim kunder plaçkitesve qe nuk njohin ligj as dhe moral, dhe permbysur sa me pare regjimin e tyre te urryer! sb

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?