Berisha-të rinjve: Rama i implikuar në trafikun e drogës, rrëzojeni
Ish-kryeministri Sali Berisha ka kujtuar momentet e tmerrit të viteve ’90 në Shqipëri, kur u ekzekutuan shumë të rinjtë, të cilët ishin ngritur në kërkim të lirisë.
Në 27-vjetorin e “Ditës së Rinisë”, Berisha tha se 96 të rinj u ekzekutuan dhe trupat e shumë prej tyre zvarriteshin nëpër qytete të ndryshme për të tmerruar njerëzit.
“Historia është një e shkuar dhe të merresh shumë me të edhe nuk duhet, por sa herë kujton këtë ditë frymëzohesh. Si sot 27 vjet më parë bashkëmoshatarët tuaj u ngritën mbi frikën, dhunën, terrorin dhe u përballën në këtë qytet të bekuar, në rrugë dhe sheshet e Tiranës, me diktaturën barbare. U ngritën me një kuroja të jashtëzakonshme dhe çliruan qytetin e tyre. Hapën dyert e lirisë për shqiptarët. Fantazia dhe imagjinata juaj nuk ka fund, por ajo nuk rrok dot guximin e atyre bashkëmoshatarëve tuaj. Në Shqipërinë e viteve ’90 ishin ekzekutuar me regjistër të MB 96 bashkëmoshatarë tuaj, të cilët ishin nisur të gjenin lirinë. Akoma më makabër se trupat e disa prej tyre zvarriteshin nëpër qytete për të mbjellë terror kudo. Më kujtohen trupat e bërë shosh, të cilët vendoseshin afër shkollës për të na tmerruar”, tha Berisha.
Më tej, ish-kryeministri Berisha sulmoi kryeministrin Edi Rama, teksa tha se është i implikuar në trafikun e drogës, duke e lidhur këtë me vëllanë e tij, Olsi Rama. Berisha iu bëri thirrje të rinjve të ngrihen për të rrëzuar këtë qeveri dhe për ta hedhur në Lanë.
“Edi Rama është i implikuar në trafikun e drogës, nëse është Olsi Rama. Zgjidhja është vetëm guximi dhe trimëria juaj. Keni njëmijë e një arsye të ngriheni fuqishëm. Jeni dhjetëra herë më shumë se kjo sallë, por edhe vetëm kjo sallë do mjaftonte për ta hedhur në Lanë këtë qeveri. Nuk ishin më shumë ata në natën e parë të përballjes së tyre me dikatutrën, të cilën e gjunjëzuan”, deklaroi ish-kryeministri.
KOHA JONË SONDAZH

