Blendi Fevziu: Ishte 1995 kur vizitova Kullat Binjake…
Ishte Shtator 1995, hera e parë që i pashë Kullat Binjake. Ishin madheshtore, me një pamje magjike mbi Manhatan. Pak ditë me vonë, një shqiptaro – amerikan, Bardhyl Quku më ftoi për darkë në restorantin e tyre. Quhej Ëindoë of the Ëorld, në katin e 107. U vertita mes ashensoresh e tabelash derisa e gjeta. Ishte në kullen veriore. Qe muzg dhe pamja erdhi u bë edhe me magjepse duke u errur, ndërsa dritat dekoronin qytetin me interesant që kisha vizituar deri atëhere. Bardhyl Quku ishte një personazh i veçantë. I kishte zyrat aty, në njeren nga kullat dhe i pëlqente ti befasonte të ftuarit e tij me pamjen magjepse. Historia që tregoi me mahniti. Babai, një nga krerët e Ballit Kombetar ishte larguar nga Shqiperia në të njëjten anije që iknin edhe Mithat Frasheri, Abaz Kupi e Ali Kelcyra në Nentor 1944. Faik Quku e kishte marre familjen me vete. Bashkë me Bardhylin 7 vjeçar. Kishte menduar që në të mirë e në të keq të ishin bashkë. U nisen nga Veriu, por u drejtuan në Jug të Italisë ku ishin anglo-amerikanët. Pas oresh rrugë humben orientimin nga stuhia. Kapiteni ngeli. Pyeti Mithat Frasherin, të marr majtas apo djathtas? Po morem rrugen e drejtë, shpetuam, po morem rrugen e gabuar na kapen dhe na vranë komunistët. Po unë s’e di cila na shpeton e cila na vret. Ishin menduar pak e kishin vendosur te merrnin djathtas. Ja dolen. Kishte qenë rruga e drejtë.
– Fati me shpëtoi- me tha Bardhyl Quku.
Që nga ajo ditë shkoja shpesh aty. Ngjitesha lart dhe gjeja gjithnjë një tavolinë buzë vetrates gjigande te xhamit. Më pëlqente pafund ai vend. Prinderit e mi punonin shumë afër kullave. Dy rrugë me tej. Një ditë pashë një reportazh që fliste për kullat. Një nga personazhet ishte nje shqiptar. Quhej Rrok Camaj. Pastronte xhamat e kullave. Me impresonoi kur i tha gazetarit:
– Jam me fat që e nis çdo ditë punën me këtë pamje.
Për herë të fundit u ngjita në kullat me Sokol Ballen dhe Andi Bushatin. Ishte Janar 2001. Nuk me qelloi të kthehesha më.
Me 11 Shtator 2001 po udhetoja nga Tirana në Romë. Lajmin e sulmeve mbi kullat e mora vesh sapo zbritem. Kalova gjithe diten me shqetesimin nëse prinderit ishin ok. Kur fola me ta u qetesova. Të nesërmen mora vesh se fati e kishte përkedhelur edhe një herë në jetë Bardhyl Qukun. Punonte në zyrë bashkë me dy vajzat e tij. Por siç me tha vetë, një nga vajzat atë mengjes i kishte ndalur të jatin dhe motren për një kafe dhe u vonuan të shkonin në zyrë. Shpëtuan. Rrok Camaj jo. Ishte ngjitur si çdo dite te pastronte xhamat në pamjen mahnitese, por nuk zbriti dot më kurrë. Sot emri dhe fotoja e tij janë në muzeun e kullave binjake.
Tre javë me pas mbërrita serish në Nju Jork. Vitrinat ishin ende me pluhurin e trashë, ndërsa nga vendi i kullave dilte tym. Kudo kishte flamurë amerikanë dhe thirrjet UNITED ËE STAND. Në Kishen e Trinitrisë qendronin fotot e personave të humbur. Ato momente nuk e dija që ajo ditë do nderronte shumë gjera në botë. Ose që bota do ishte shumë ndryshe pas 11 Shtatorit 2001.

KOHA JONË SONDAZH

