FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Blendi Fevziu: Rama i kërkon Tahirit të largohet nga PS, tension në takim e mbrëmjes mes tyre

Gazetari Blendi Fevziu ka zbuluar mbrëmjen e sotme një takim mes Saimir Tahirit dhe Edi Ramës. Takimi mes tyre, sipas Fevziut ka qenë shumë i acaruar.

Besohet se Edi Rama i ka kërkuar Saimir Tahirit që të largohet nga grupi parlament i PS-së në mënyrë vullnetare. Por kjo kërkesë dhe fakti se askush nuk i ka dalë në mbrojtje e ka acaruar Tahirin, duke pasur edhe një përplasje me Ramën.

Nuk dihet vendi ku është zhvilluar takimi mes Ramës e Tahirit, ndërsa Fevziu u shpreh në ‘Opinion’ se nuk e ka konfirmuar plotësisht takimin mes këtyre të dyve, pasi asnjëri prej protagonistëve nuk ka folur.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?