Bllokimi i arrestimit të deputetëve, neni sot te ”Rregullorja”
Paraditen e sotme do të mblidhet Këshilli për Rregulloren, për të shqyrtuar kërkesën e grupit parlamentar socialist që synon bllokimin e arrestimit të deputetëve. PD dhe LSI kundërshtojnë nismën e PS për ndryshimin e nenit që synon mbrojtjen e deputetëve nga arrestimi.
Socialistët thanë se ndryshimi i rregullores do të bëhet për t’iu përshtatur Kushtetutës, por për Lulzim Bashën kjo është një lëvizje e socialistëve për të mbrojtur Tahirin.
“Të gjithë ata që prisnin arrestimin dhe vënien para drejtësisë të “peshqve të mëdhenj”, tani duhet të kënaqen me cironka”, tha Basha. Ai reagoi pas propozimeve të socialistëve për të përfshirë në mënyrë specifike në rregulloren e Kuvendit, edhe kërkesën për prova nga prokuroprët që kërkojnë autorizimin për arrestimin e deputetëve.
I njëjti qëndrim u deklarua më pas edhe nga LSI. ”Kush ka frikë nga drejtësia? Kush përpiqet ta pengojë drejtësinë?”, u shpreh Petrit Vasili.
KOHA JONË SONDAZH

