FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Blushi: Listat me banditë, ekskluzivitet i Ramës. I zgjodhi personalisht si miq

Rënia e parimeve duket se mbetet shqetësimi kryesor i deputetit Ben Blushi, çfarë e shtyu atë të largohej nga grupi parlamentar i Partisë Socialiste.

Ndërsa përmendte futjen e banditëve dhe kriminelëve në listat e kandidatëve për deputetë, Blushi u pyet nga gazetari Blendi Fevziu se pse nuk e kishte kontestuar këtë vendim të Edi Ramës.

Blushi u përgjigjegj se listat me banditë ishin ekskluzivitet i Ramës dhe se as ai , e as ndonjë deputet tjetër i PS nuk i njihte listat e kandidatëve, pasi Rama i kandidoi banditët si miq të tij.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Kë do vendoste në 2013 në krye të listës së Elbasanit? Elvis Rrroshin apo Mark Frrokun?Isha në krye të një qarku të rëndësishëm. Nuk kam ngritur dorën për asnjë bandit. Ka qënë ekskluzivitet i Ramës. Nuk mund të kontestoja sepse e vetmja që njihja me detaje ishte ajo e Elbasanit që unë drejtoja, siç nuk e njihte shumica prej nesh. Këto lista ishin ekskluzivitet i tij, i ka zgjedhur personalisht si miq”.-tha Blushi.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?