FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Blushi, mesazh qytetarëve: Më thoni kush nuk duhet të jetë pjesë e partisë së re

Deputeti Ben Blushi e cilëson projektin e tij të ri politik si një shtëpi të hapur për të gjithë, duke ftuar qytetarët të bëhen pjesë e krijimit të përbashkët të partisë së re.

Në një status në faqen e tij në “Facebook”, Blushi thekson se bashkë me kolegë dhe qytetarë nga e gjithë Shqipëria do të krijojnë një projekt politik njerëzish të barabartë, që nuk shkojnë pas një njeriu, por pas një ideje.

“Nëse doni të krijoni një shtëpi të re, besoj se kjo është dita për të skicuar arkitekturën e saj.”- shkruan Blushi, duke kërkuar nga qytetarët që të japin idetë e tyre, përfshirë edhe sugjerimet se kush duhet të jetë dhe kush jo pjesë e partisë së re.

Swiss Digital Desktop Reklama

STATUSI I PLOTE
Të nderuar miq!
Prej disa muajsh, bashkë me shumë kolegë dhe qytetarë nga e gjithë Shqipëria, po përpiqemi për krijimin e një Projekti të ri politik. Ne duam t’i japim vendit një mjet më shumë në luftën kundër varfërisë, padrejtësisë dhe pabarazisë. Ajo që ëndërrojmë është një platformë lirie, e cila bashkon qindra mijëra vullnete njerëzish të zakonshëm, duke u krijuar atyre hapësirën e duhur për modernizimin e Shqipërisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Deri më sot kemi patur parti, por nuk kemi patur platforma lirie. Kemi patur lëvizje, por nuk kemi patur zhvillim. Kemi patur mendim, por nuk kemi patur ide. Kemi patur pluralizëm, por nuk kemi patur demokraci.

Ne, një grup shqiptarësh të lirë, kemi vendosur të krijojmë diçka që nuk e kemi patur. Një projekt politik njerëzish të barabartë, që nuk shkojnë pas një njeriu, por pas një ideje. Duke ju kërkuar të bëheni pjesë, ju ftoj të gjithëve ta krijojmë bashkarisht këtë Projekt.

Secili është i lutur të më shkruajë: Çfarë do donit nga një organizatë politike? Si duhet të organizohet ajo? Cilat shtresa duhet të mbrojë? Në çfarë pikëpamjesh duhet të bazohet? Si mund të vetëkorrigjohet? Çfarë marrëdhëniesh duhet të ketë me partitë e tjera? Kush duhet të jetë pjesë e saj? Kush nuk duhet të jetë në asnjë rast pjesë e saj?

Nëse doni të krijoni një shtëpi të re, besoj se kjo është dita për të skicuar arkitekturën e saj. Nëse e keni për herë të parë, aq më mirë! Do të thotë se jeni më të përgatitur. Por edhe nëse nuk është hera e parë, prapë shumë mirë. Projekti ynë politik do të jetë një Shtëpi e hapur për të gjithë, për të gjithë ata që duan të shohin atë çfarë vjen dhe jo atë që ka ikur. E shkuara vlen vetëm kur përdoret nga e ardhmja!

https://www.facebook.com/benblushi.al/posts/410563192400662

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?